Ramush Haradinaj ngushëllon familjarët e zyrtarit policor që humbi jetën tragjikisht

21:02 | 25 Gusht 2019
Arbresh.info

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e policit Adil Arifi që ndërroi jetë tragjikisht sot.

Arifi ishte aksidentuar me traktor me datën 20 gusht dhe nuk arriti të u mbijetojë plagëve.

“Me keqardhje mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Adil Arifit, pjesëtarit të Policisë, i cili më përkushtim punoi për një Kosovë të sigurtë. Ngushëllime familjes Arifi, miqve dhe kolegëve të të ndjerit”, ka shkruar Haradinaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme