Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar urim për Pavarësinë e Kosovës nga kryeministri hungarez, Viktor Orban.
Në këtë letër Orban konfirmon mbështetjen e shtetit hungarez për integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet europiane. “Sot pranova urim nga
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, përmes së cilit më uron për pavarësinë e Kosovës dhe për sukseset e jashtëzakonshme që kemi arritur për këto dhjetë vite shtetësi.
Kryeministri Orban konfirmon mbështetjen e shtetit hungarez për integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet europiane.
Jemi krenarë për marrëdhëniet e shkëlqyeshme që kemi me Hungarinë dhe si Kosovë do të jemi në partneritet të ngushtë me shtetin mik.
“I dashur Kryeminister,
Jam i nderuar të Ju ofroj urimet e mia më të përzemërta me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës.
Do të doja, poashtu, të ju përgëzoj për sukseset e jashtëzakonshme që keni arritur gjatë dhjetë viteve të shkuara. Konfirmoj që Hungaria mbetet e dedikuar në mbështetjen e synimeve tuaja për integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet Europiane.
Kam kënaqësinë të theksoj që marrëdhëniet tona ekonomike, tregtare dhe kulturore, së fundi kanë shënuar rritje gjithnjë e më të fortë, dhe besoj fuqishëm se zgjerimi i mëtejmë i tyre është në interes të shteteve tona.
Shkëlqësi, duke ju uruar sukses në detyrën tuaj me përgjegjësi, ju lutem pranoni sigurinë e konsideratës sime më të lartë”
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...