Është mirë që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet para datës 22 prill, në mënyrë që të mundemi të mbajmë zgjedhje të lira dhe demokratike në veri.
Kështu thotë në një intervistë për “Arbresh.info”, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Sipas tij, gjithçka është e qartë dhe Asociacioni është rregulluar me Kushtetutë nga gjykata, ndërsa statusi i kishës serbe, është rregulluar me Ligjin për Lirinë Fetare në Kosovë.
“Gjithçka është e qartë sa i përket marrëveshjes edhe sa i përket aneksit. Edhe çështjet që janë ngritur si shqetësim edhe Asociacioni edhe statusi i kishës serbe. Psh Asociacioni është i rregulluar me Kushtetutë, edhe të gjitha bashkësitë fetare rregullohen në bazë të një Ligji. Nuk shohim shqetësim, në ecim përpara”, thotë Haradinaj.
I pari i AAK-së, thotë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do ishte mirë të arrihej para zgjedhjeve në veri.
“E vetmja gjë që na shqetëson është koha e humbur, pasi është humbur shumë kohë dhe çdo ditë është e kushtueshme, sepse e kemi çështjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës, është mirë që marrëveshja të arrihet para datës 22 prill, në mënyrë që të mundemi të mbajmë zgjedhje të lira dhe demokratike në veri”, shprehet Haradinaj për “Arbresh.info”.
Haradinaj, ka folur edhe për miratimin për liberalizimin e vizave në lexim të parë për Kosovën nga Këshilli i Ministrave të BE-së
Vendimin e sotëm të këtij Këshilli, Haradinaj e sheh si lajm të shumëpritur, edhe pse sipas kushtet për liberalizim Kosova ka kohë që i ka plotësuar.
“Besoj se është një lajm i pritur gjatë edhe pse kushtet për liberalizim, Kosova i ka plotësuar me vite, më në fund po e sheh dritën një proces kaq i gjatë. E dimë që ende ka aspekte implementuese, por po shpresojmë që të gjitha do të shkojnë mirë. Po ashtu shpresojmë shumë që me të Arriturat në dialog do të krijohet një klimë e mirë për të gjitha proceset tjera integruese në BE, sepse jemi në pritje të fatit të kandidaturës sonë për Këshill të Evropës, për Anëtarësim në BE, edhe pse është një proces i gjatë, kështu që vërtetë është një dëshmi e mirë se proceset po marrin një drejtim të duhur”, shprehet Haradinaj.
Edhe një herë, Haradinaj ka ripërsëritur se plani franco-gjerman e ka gjithë përkrahjen e AAK-së, duke i treguar të gjitha arsyet pse e ka përkrahur.
“Ne e përkrahim, është një arritje e madhe për Kosovën, kuptohet me ndihmën e aleatëve tanë të sigurisë, veçanërisht shquhet roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), por edhe i BE-së. Mendoj se me këtë marrëveshje Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës në planin ndërkombëtarë dhe na krijohen mundësitë për të ecur përpara në të gjitha proceset integruese, pra, në organizata ndërkombëtare dhe anëtarësim, por edhe marrjen e njohjeve të reja, pra definitivisht që është ndarje me Serbinë”, thotë kreu i AAK-së për “Arbresh.info”.
Ndërsa sa i përket mundësisë që Asociacioni të ndryshohet të bëhet Forumi i komunave, Haradinaj, thotë se Gjykata Kushtetuese nuk lejon asnjë ndërhyrje për asnjë palë dhe gjithçka sipas tij duhet të ndodh në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
“Tani nuk lejon Gjykata Kushtetuese ndërhyrje. Pra, çështja e Asociacionit është vendosur në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka shumë hapësirë manovrimi për askënd, as për ne e as për palët tjera me na kërku diçka jo kushtetuese dhe jo ligjore. Pra, gjithçka duhet të ndodh në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, thotë ai.
Haradinaj në intervistën për “Arbresh.info” ka folur edhe për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti.
Ai thotë se në planin e brendshëm, kjo Qeveri ka bankrotuar.
“Qeveria e Kosovës në planin e brendshëm e ka bankrotua vendin, vërtet e ka shkatërrua vendin në shumë rrafshe, veçanërisht në planin ekonomik, mosveprimi me investimet kapitale, mos investimi në ekonomi e ka shkatërrua vendin. Pra, shiheni sot me shku në Mitrovicë çka heq, çfarë torture është, me shku në Pejë, Gjilan, e kudo tjetër, kemi mbet të bllokuar e të izoluar si vend. Kjo gjendje po i shkakton pasoja të mëdha vendit. Por, edhe retorika nxitëse, konfliktuoze, dikur edhe retorika e luftës, kanë shkaktuar pasoja të mëdha”, shprehet Haradinaj.
Krejt në fund, Haradinaj ka folur edhe për emërimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ai e quan profesionist dhe thotë se Gazmend Hoxha e meriton këtë pozitë.
“Informatat që i kam nga e kaluara, sepse dikur kam qenë kryetar Qeverie, zoti Hoxha është një profesionist i mirë, pra në aspektin e operativës është mjaft i përgatitur, tani ai është lider, e lidershipi kërkon përgjegjësi, kërkon fokusim të madh, i uroj suksese në punë”, shprehet shefi i AAK-së.
Ndryshe, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj edhe në Kuvendin e Kosovës ka përkrahur hapur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti rreth pranimit të planit franko-gjerman./Arbresh.info/ Pleurat Salihu/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...