Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka filluar sot gjykimin ndaj të akuzuarve në rastin e njohur në publik si rasti “Veteranët”.
Në këtë aktakuzë janë të përfshirë 12 persona të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton arbresh.info.
Ata akuzohen për kohën sa ishin pjesë Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së.
Ndërkaq, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pretenduar se buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 88.769.217.04 euro.
Në seancën e sotme, gjyqtarja e rastit Nushe Kuka Mekaj, fillimisht ka bërë të ditur se ka paraqitur dëshmitë e të akuzuarve, e ndërkaq Ramush Haradina ftohet të dëshmoj, e dëshmitarët të tjerë i largon nga salla.
Aktakuza e dorëzuar në gjykatë, me emrat dhe të dhënat personale të personave që dyshohet se janë përfitues të kundërligjshëm në emër të statusit të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po konsiderohet të jetë e qëllimshme.
Ndërkaq, në seancën e 24 shkurtit të këtij viti, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ishte paraqitur të hënën e kësaj date, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku ka qenë i ftuar për të dëshmuar në gjykimin e rastit të njohur si “Veteranët”./arbresh.info/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...