Ish kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se beson që procedurat dhe çdo gjë tjetër është konsumuar në lidhje me ndalimin e tij në Francë.
Haradinaj në një intervistë për RTV21, tha se vendimi dihet dhe do të jetë refuzim ndaj palës serbe dhe nuk beson se mund të ekstradohet në Serbi.
“E para është se unë e njoh juridiksonin serb mbi mua, do të jetë refuzim. E kanë përdorë këtë praktikë edhe më herët. Mirëpo, është e papërfillshme. Më 27 prill është vetëm vendimi“, tha Haradinaj.
Ai mendon se drejtësia franceze është ndikuar nga Serbia, pasi siç thotë i pari i AAK’së as Gjermania, Anglia as edhe një shtet tjetër nuk i njohin fletëarrestet e Serbisë, por vetëm vendimin e Hagës.
Ramush Haradinaj, ndër të tjera tha se nuk pret mirë prej Serbisë, duke shtuar se “Beogradi zyrtar nuk ka kurrfarë vlefte për mu”.
Ai u shpreh se gjendja e tij është e mirë ani pse ka vuajtje, lodhje dhe inate por, siç tha Haradinaj, nëse kthehemi prapa duke e kujtuar sakrificën e familjes Jashari, pastaj vuajtjet e Adem Demaçit ai thotë se kjo mbajtje nuk është asgjë.
Më 6 prill, vendimi për lirimin e Ramush Haradinajt është shtyrë nga Gjykata e Francës deri më 27 të këtij muaji.
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...