Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, emëroi sot Arbër Vllahiun për zëdhënës të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo gjë është bërë e ditur përmes një komunikate për media ne dërguar nga Zyra e Kryeministrit.
Ish-gazetari dhe njëherësh ish-këshilltari i ish-presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu është njëkohësisht këshilltar politik i Kryeministrit Haradinaj.
Ish-gazetari Arbër Vllahiu i është bashkuar zyrtarisht Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-AAK në maj të këtij viti.
Kryeministri Haradinaj e ka quajtur Vllahiun një nga emblemat e BBC-së dhe njohës shumë të mirë të temave politike.
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...