Google ADS

Ramush Haradinaj e bëri edhe këtë gjatë vitit 2017

20:15 | 31 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ramush Haradinaj ishte thirrur vazhdimisht kryeministër nga bashkëpartiakët e tij, për vite të tëra.

Dhe në vitin 2017 e mori me të vërtetë këtë titull, duke u bërë udhëheqës i ekzekutivit kosovar pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, shkruan arbresh.info.

Haradinaj u përball me situata të ndryshme që nga momenti kur u zgjodh kryeministër, më 9 shtator në Kuvendin e Kosovës.

Ai e nisi punën vrullshëm duke zhvilluar vizita të shumta nëpër institucione e duke pritur palë të shumta për takime në zyrën e tij, madje edhe të shtunave e të dielave.

Njëri nga momentet më interesante të kryeministrit të ri ishte dalja e tij për të pastruar xhamat e ndërtesës së Qeverisë bashkë me punëtorët që paguheshin për këtë punë.

Kjo kishte ndodhur më 6 nëntor.

Haradinaj me të mbërritur në zyre, kishte përvjelur krahët dhe kishte marrë në dorë mjetet e pastrimit.

E gjithë kjo kishte ndodhur pasi Vetëvendosje një ditë më parë, pra në një vjetorin e vdekjes së aktivistit të saj Astrit Dehari në Burgun e Prizrenit, kjo parti kishte protestuar në sheshet kryesore të Prishtinës për të kërkuar drejtësi për të.

Gjatë protestës ata kishin dëmtuar xhamat e ndërtesës së Qeverisë duke i gjuajtur me ngjyrë të kuqe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme