Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot para veteranëve dhe familjarëve të të rënëve në Junik ku ka thënë se punë shumë e rëndësishme është dyfishimi i pagave të invalidëve dhe pensionet e familjarëve të Dëshmorëve.
Poashtu, Haradinaj ka folur se sa i rëndësishëm për vendin është anëtarësimi i vendit në NATO.
Haradinaj ka thënë se siguria jonë është konsoliduar me formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës por që të përmbyllet e gjithë infrastruktura e sigurisë së vendit nevojitet hyrja në NATO.
“Po shihen disa zhvillime kohëve të fundit edhe më ndryshe se sa që na e ka marrë mendja prandaj kryesorja është anëtarësimi në NATO”, ka thënë Haradinaj.
Dyfishimin e këtyre pagave Haradinaj ka thënë se duhet bërë për shkak se vendi po shkon drejt rritjeve të çmimeve dhe se ekonomia po shkon nga ajo kahje ku çmimet veçse kanë filluar të ngriten dhe se për këtë shkak jetesa nuk mund të sigurohet me atë pagë që në proporcion me ngritjen e çmimeve duhet të ngritet edhe ajo.
Tutje Haradinaj ka thënë se pas këtij procesi ka ardhur koha që të dyfishohen pagat e pensionet e invalidëve të luftës dhe familjeve të Dëshmorëve.
Më tej Haradinaj ka thënë se këto pensione apo paga që po u bëhen këtyre familjeve janë status i rregulluar me ligj dhe se nuk duhet që tu mohohet e drejta për të punuar, sepse pastaj veteranët e luftës po detyrohen të punojnë ilegalisht nëpër sipërmarrje të ndryshme pa kontrata pune dhe pozita e tyre po del të jetë e pa lakmueshme, shkruan arbresh.info.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...