Burime të ‘RADIO 1’ gjatë pasditës së sotme kanë vërejtur një takim të ‘qëllimshëm’ apo të ‘rastësishëm’, larg syve të medias, në mes të kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj dhe deputetit nga radhët e LDK-së të Kuvendi të Kosovës (tashmë të shpërbërë), Ramiz Kelmendit, në një nga ambientet e hotelit prestigjioz ‘Dukagjini’ në Pejë.
Të njëjtat burime nuk kanë arritur të konfirmojnë nga palët, qëllimin e takimit në fjalë, në një kohë të një momentumi politik nëpër të cilin po kalon vendi.
Referuar në aspektin statistikor zgjedhor sikur lokal e edhe nacional në Kosovë, Ramiz Kelmendi mbetet figura kyçe, e cila ka arritur që shpeshherë të jetë përcaktues i rezultateve në ngritje në subjektet politike me të cilat ka bashkërrugëtuar.
Kelmendi njihet si politikan veprues, i cili në çdo pozicion institucional e politik, ruan ekskluzivitetin e tij të të vepruarit logjik.
Krahas kësaj shpeshherë ka dëshmuar edhe rol të rëndësishëm si faktor unifikues në mes të subjekteve politike, siç ka qenë edhe rasti i fundit i tentativës së tij, për të bashkuar lidershipin kosovar rreth ujdisë së demarkacionit në një tryezë vendore, gjatë kohës së gazit lotsjellës në Kuvend.
Kelmendi është një prej personave me ndikim të fuqishëm institucional e politik në Kosovë dhe një prej personaliteteve me autoritet publik, në bazë të arritjeve të tij ekonomike ndër dekada.
Ndryshe Ramiz Kelmendin dy ditë më parë e vizitoi në kompaninë e tij në Pejë edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli.
Burime pranë Haradinajt dhe Kelmendit janë shprehur të rezervuara të flasin rreth takimit të sotëm.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...