Google ADS

Ramush Haradinaj: Besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçit e Kryetarit Veseli

17:41 | 24 Qershor 2020
A. B.

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj pas lajmit se Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuza për presidentin e vendit, Hashim Thacin dhe kreun e PDK’së, Kadri Veselin ka thënë se beson në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit si dhe të gjithë bashkëluftëtarëve tjerë.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme