Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte po qëndron në Maqedoni, ku është pritur nga homologu i tij, Zoran Zaev.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se bashkë me Anitën ishin në shtëpinë e Zaevit, transmeton Indeksonline.
“Bashkë me Anitën, të pritur në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe zonjës Zorica. Bashkëbisedim miqësor, për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve!”, ka shkruar Haradinaj.