Ramush dhe Daut Haradinaj e nderojnë kolonel Avdyl Mushkolajn

23:29 | 7 Prill 2018
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe vëllai i tij deputet, Dauti, sot kanë qëndruar në Deçan.

Respektivisht dy gjeneralët e luftës së UÇK-së kanë marrë pjesë në një gëzim.
Që të dytë dhe shumë bashkëluftëtarë të tyre sot kanë qenë të pranishëm në vënien e gurthemelit të shtëpisë së Avdyl Mushkolajt, kolonelit të UÇK-së.

Avdyl Mushkolaj është edhe kryetar i veteranëve të Dukagjinit, derisa në luftë është njohur për heroizmat e tij të pashembullt, shkruan lajmi.net. Mushkolaj e kishte lënë familjen në Zvicër për t’ju bashkuar luftës së UÇK-së në Deçan dhe rrethinë.

Avdyl Mushkolaj

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme