Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka treguar se ishte ai që i ka dërguar për analiza mostrat e ujit. Ai thotë se si pasojë e rasteve të shumta të helmimeve që ndodhën brenda një kohe të shkurtër, ai iu drejtua IKSHPK-së, “Hidrodrinit” dhe Institutit Rajonal në Pejë për të kontrolluar cilësinë e ujit pas reshjeve të shumta të shiut gjatë ditëve të kaluara.
“Në komunën e Deçanit ditët e fundit ka pasur reshje të shpeshta të shiut dhe meqë komuna jonë para një viti është përballur me një valë të madhe të helmimeve të qytetarëve nga uji i pijes, për shkaqe sigurie sot në mëngjes i jam drejtuar IKSHKP-së, Institutit Rajonal në Pejë dhe Ndërmarrjes Rajonale Hidrodrini në Pejë me kërkesën për Analiza të ujit të pijes”, thotë ai.
Ai shton se nuk ka vend për panik dhe se gjendja është nën kontroll.
“I lus qytetarët që mos të shqetësohen sepse gjendja është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik”, shtoi ai./arbresh.info/
lexo edhe:
Uji i turbullt në Deçan, a ka vend për shqetësim? MSH del me njoftim
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë