Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj pas takimit me ambasadorët e shteteve të Quint-it, ka thënë se zhvillimin Ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Deçanit do e respektojnë të gjithë.
Ramosaj tha se fëmijët në këtë komunë do të rriten dinjitetshëm duke i shfrytëzuar resurset që e qytetit.
“Zhvillimin Ekonomik dhe Mirëqenën e Qytetarëve të Deçanit, kanë me respektu të gjithë.
,, ne jemi përkushtuar gjithmonë për të pasur lirinë dhe për të ndërtuar paqen këtë e kemi dëshmuar tashmë! ,,ata” ndjejnë kënaqësi kur na vrasin, masakrojnë, dhunojnë kur na djegin dhe kur bëjnë gjenocid mbi neve”
Fëmijët tonë në këtë Qytet, kan me u rritë dinjitetshëm me standardin e duhur duke i shfrytëzuar resurset që zoti ja fali këtij Qyteti”, tha ai.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme kanë vizituar sot Deçanin, tokën që është kthyer në konflikt shumëvjeçar mes komunës dhe Manastirit të Deçanit.
Ambasadorët, përmes një komunikate, tregojnë se kanë pasur takime me kryetarin e komunës, Bashkim Ramosajn dhe me igumenin e Manastirit, Sava Janjiq. QUINT’i kërkon që të zbatohen ligjet e Kosovës, në veçanti ai që u jep të drejta zonave të mbrojtura të komuniteteve pakicë të Kosovës.
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë