Tragjedia e rëndë që ka ndodhur në Kroaci ka prekur edhe Deçanin.
Kryetari Bashkim Ramosaj, përmes një shënimi në Facebook ka njoftuar se në këtë tragjedi ka edhe viktima nga Deçani.
“Tragjedia ju mori jetën edhe bashkëqytetareve Valentina Zhubaj dhe vajza e saj Erlinda Binakaj nga fshati Baballoq komuna e Deçanit – fshati Devë komuna e Gjakovës”, ka njoftuar Ramosaj.
“Pamje e rëndë kur je në familjen Zhubaj në Baballoq në këto orë të vona, përball të gjithë atyre familjarëve dhe nuk gjen fjalë për t’i ngushëlluar”, ka shkruar më tej Ramosaj duke shprehur ngushëllime mbarë kombit dhe shërim të shpejt të gjithë të lënduarve.
Ndryshe, 10 veta humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur nga pasojat e një aksidenti në Kroaci.
Autoritetet thanë se autobusi nga Kosova doli nga autostrada ndërmjet Zagrebit dhe kufirit të Serbisë të dielën në mëngjes afër Slavonski Brodit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...