Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka marrë vendim që kompania “Hidrodrini”, më nuk do të ketë më ne menaxhim ujit në këtë komunë.
Ramosaj këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për medie, pas njoftimit të IKSHPK-së se në analizat e ujit janë dalë baktere të cilat potencialisht kontaminuese të ujit.
“Hapat ligjore janë të përcaktuar sepse janë rekomandime të një instituti kredibil të Kosovës. Do flasë vetëm për hapat politikë dhe administrativë që po ndiqen, kompania rajonale ‘Hidrodrini’ nuk do ta ketë më Deçanin me vete në menaxhim. Kompania do jetë kompani komunale që do ketë adresim dhe do ketë në dispozicion taksat e qytetarëve të Deçanit që kjo kompani të jetë me standard më të lartë, që kjo kompani t’i përmbushë kriteret e standardet që t’i gjendet afër qytetarëve”, tha Ramosaj në konferncën për medie.
Në Deçan mijëra qytetarë ditëve të fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore të cilët kanë shfaqur simtoma të njëjta dhe dyshohet se ka ardhur nga kontaminimi i ujit./arbresh.info./
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s
Real Madrid e fiton Kupën Interkontinentale