Për gjysmë mandati në krye të Komunës së Deçanit, kryetari Bashkim Ramosaj, shprehet i kënaqur me punët që janë kryer në këtë komunë.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Ramosaj u shpreh falënderues edhe ndaj bashkëpunëtorëve të nivelit qendror dhe atij lokal.
Ramosaj ka thënë se në disa sektorë iu është dhënë më shumë prioritet, siç janë arsimi, shëndetësia dhe infratruktura rrugore.
“Ka qenë një dinamikë mjaftë e madhe e punëve që janë kryer në Komunën e Deçanit, në afatin prej 2 vitesh, me theks të veçantë i kemi trajtuar këto punime në dy aspekte. Në aspektin e infrastrukturës që qytetarëve me ju bërë jetën më të mirë, ku bënë pjesë sektori i arsimit, shëndetësisë, infrastruktura, ujësjellësi dhe po ashtu një dimension tjetër që jemi përkujdesur shumë për konceptimin e zhvillimit ekonomik të Deçanit që me marrë nisjen e vet”.
“Për këto dy dimensione që janë kryer në Deçan, unë mburrem dhe pasi që jem në fundvit, natyrisht se jam edhe falënderues prej shumë aktereve të cilët më kanë ndihmuar në punën time, qoftë kolegë me të cilët kam bashkëpunuar, si të nivelit qendror dhe atij lokal”, ka thënë Ramosaj.
I pari i Deçanit, për EO, ka thënë se për këtë mandat, janë përfunduar gjashtë shkolla në këtë komunë, e që tha se qëllimi i tij ka qenë krijimi i standardeve të nevojshme për fëmijë dhe mësimdhënës.
“Sot jemi në shkollën ‘Lidhja e Prizrenit’, ku po fillon një objekt i ri që ka qenë nevojë, mirëpo tash po bëhet realitet. Që nga viti 2018 e deri sot ne kemi filluar ndërtimin e gjashtë shkollave të reja, shtatë të tilla janë kryer me efiçence dhe po ashtu me buxhet të Komunës kemi arrit që të krijojmë standarde që janë të nevojshme për fëmijët dhe mësimdhënësit tanë”, ka thënë ai.
Si prioritet për dy vitet e ardhshme, Ramosaj e ka synim qendrën më të madhe të skitarisë në Evropë, që pritet të fillojë vitin e ardhshëm.
“Prioritetet e mia për vitin 2020-21 kanë të bëjnë me qendrën më të madhe të skitarisë në Evropë, e që është pasuri e shtetit të Kosovës, në veçanti e Deçanit. Një projekt që është ndaluar në vitin 1978, përshkak koncepteve politike të asaj kohe”.
“I kemi Pleqën që ta rikthejmë në vendbanim, tashmë e kemi kaluar në statut, Lumbardhi i Deçanit që ka filluar me punu dhe që është një prej pamjeve më të mira në Kosovë, një shëtitore ka Manastiri dhe po ashtu me theks të veçantë është elektrifikimi i bjeshkëve dhe një qendër rinore bashkë me qendrën e trashëgimisë kulturore-historike, ku do të prezantohen punimet artizanale dhe është një kompleks më i madh që do të jetë kompleksi më i mirë në tërë Kosovën”, ka thënë Ramosaj.
Kreu i Deçanit, ka thënë se këto projekte që janë imediate për qytetarët do të fillojnë vitin e ardhshëm, e që pritet të përfundojnë në mandatin e tij të rregullt.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...