Google ADS

Ramosaj: Dalin negativ rezultatet e bashkëshortit dhe fëmijëve të pacientes së prekur me COVID-19 nga Deçani

11:00 | 20 Prill 2020
Arbresh.info

Numri i personave të prekur me coronavirus në vendin tonë ka shkuar në 561, ku prej tyre një rast është lajmëruar javën që shkoi edhe në komunën e Deçanit.

Pacientja e cila rezultoi pozitivë me COVID-19, ishte duke qëndruar në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se pas testimeve që i janë bërë bashkëshortit të pacientes së infektuar dhe fëmijëve të sajë, rezultatet kanë dalë negative.

Ramosaj ka bërë të ditur poashtu se si komunë kanë marrë përsipër për familjen të gjitha shpenzimet e nevojshme.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Deçanit.

Me qëllim për t’ju mbajtur të informuar; Komuna e Deçanit, respektivisht Shtabi Komunal për Menaxhimin e Emergjencës COVID-19, është duke u përkujdesur nga afër për pacienten nga Lëbusha e Deçanit, e cila ndodhet në Prishtinë, si dhe për familjen e saj bashkëshortin dhe dy fëmijët të cilët poashtu nuk janë në Deçan!

Kemi marrë përsipër, për familjen të gjitha shpenzimet e nevojshme!

Lajmi i mirë është se bashkëshorti dhe fëmijët kanë rezultuar negativ tashmë!

Urojmë që sa më shpejtë pacientja të shërohet dhe të kthehet në Lëbushë të Deçanit!

Është krejt e zakonshme në këtë kohë të jemi të prekur nga Corona Virusi i cili e ka pushtuar tërë botën.

Njëkohësisht është e domosdoshme të solidarizohemi me njerëzit që tanimë janë të prekur nga ky virus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme