Google ADS

Ramiz Lladrovci voton me familje në Tiranë

15:48 | 30 Qershor 2019
Arbresh.info

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, këtë të diel po qëndron në Shqipëri, ku edhe votoi.

Lladrovci bashkë me gruan dhe vajzën votuan tek Gjimnazi “Besnik Sykja” në Tiranë, njofton Klan Kosova.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Lladrovci deklaroi se Tirana çdoherë i ofron qëndrim të këndshëm dhe përgëzoi kryetarin e deri tanishëm Erion Veliaj për pamjen e metropolit të mirëfilltë që ka marrë Tirana.

Ky është postimi i plotë i tij:

Çdo herë Tirana të ofron qëndrim të këndshëm. Ashtu ishte edhe sot kur me Familje, takuam miqtë tanë.

Gjatë kësaj vizite, munguan vetëm dy futbollistët që ndodhen në grumbullimin për garat në Ligën e kampionëve.

Tirana ka marrë pamje të metropolit të mirëfilltë për këtë pjesë të Evropës. Përgëzime Z. Veliaj!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme