Pas njoftimit nga IKShP, se një qytetar nga Drenasi ka rezultuar pozitiv me virusin covid-19, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se ai fare nuk ka qenë muajve të fundit në komunën e Drenasit, prandaj, qytetarët duhet të kenë kujdes por jo panik.
Lladrovci ka njoftuar me një postim në rrjetin social qytetarët e komunës së Drenasit se “pacienti ka lindur në komunën tonë dhe me adresë është nga komuna jonë, por muajve të fundit, nuk ka qenë në shtëpinë e vet në komunën e Drenasit”./arbresh.info
Ja postimi i z. Lladrovci në fb:
Pas paraqitjes së rastit të parë pozitiv me virusin covid-19, për qytetarët e komunës së Drenasit, deklaroj si në vijim:
Qytetari i infektuar me virusin covid-19, edhe pse është me adresë nga komuna jonë, gjatë muajve të fundit nuk kishte fare kontakte me komunën tonë.
Në kontakt me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShP), Prof. Dr. Naser Ramadani, u informova se një pacient nga komuna e Drenasit, është i infektuar me virusin covid-19.
Njoftoj qytetarët e komunës së Drenasit se pacienti ka lindur në komunën tonë dhe me adresë është nga komuna jonë, por muajve të fundit, nuk ka qenë në shtëpinë e vet në komunën e Drenasit.
Uroj që pacienti nga Drenasi por edhe të gjithë të prekurit tjerë nga ky virus, të shërohen sa më shpejt dhe të mos kemi raste të reja të infektimit, ndërsa familjarëve të të infektuarit, u kërkoj të ruajnë qetësinë dhe durimin në përballjen e suksesshme me këtë virus.
Ne do të veprojmë sipas rekomandimeve të IKShP dhe institucioneve relevante, në bashkëpunim me Këshillin Emergjent Lokal dhe instancat tjera komunale, duke ndërmarrë të gjitha masat për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, parandalimin dhe luftimin e virusit covid-19.
Kujdes po, panik jo!
Me nderime,
Ramiz Lladrovci
Drenas, 6.4.2020
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...