Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat me kushtet dhe ato të personave me aftësi të kufizuara për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në komunën e Drenasit më së shumti vota për kryetar mori Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai mori gjithsejt 219.
Kandidati i Demokratëve për Drenasin, Driton Ajazi mori 148 vota, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Fejzi Kiqina mori 116.