Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të hënën ishte sulmuar në Tërstenik teksa po bënte fushatë në këtë fshat.
Një person tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës, deri sa është raportuar se sulmuesi është vëllau i Naim Bazajt, Fitim Bazaj.
Ndërkohë, vet Naim Bazaj, kryetar i Kuvendit Komunal të Drenasit pati deklaruar të martën se Lladrovci ishte kthyer nga Shqipëria për ta përçarë PDK-në dhe se ai e shantazhon presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli me një “çantë të zezë”(siç e ka quajtur Bazaj).
Lidhur me këtë, Lladrovci është deklaruar për “Indeksonline” duke thënë se këto deklarime të Bazajt janë krejt të pavërteta.
“Ato deklarime janë të pavërteta, këtë shpifje e kanë sajuar kundërshtarët e mi politik dhe asgjë s`ka të vërtetë lidhur me këtë çështje”, ka thënë ai.
Ndryshe, Naim Bazaj të mërkurën ishte thirrur në polici për t`u marrë në pyetje rreth deklaratës së tij se ka fakte të shantazhit që Lladrovci i ka bërë Thaçit.
Sa i përket raportit me kreun e PDK-së, Kadri Veselin, ky i fundit pikërisht ditën e martë ka marrë pjesë në fushatën e Drenasit ku i ka ofruar përkrahje të parezervë kandidatit të tij, Ramiz Lladrovci.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...