Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tash e disa javë po përballet me virusin COVID-19.
Ramiz Lladrovci po vazhdon të marrë trajtim në QKUK që nga 5 gushti, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore si pasojë e infeksionit.
Gjendja e tij raportohet e qëndrueshme, mirëpo ai ende nuk është liruar nga spitali.
Më 28 korrik Lladrovci pati njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa tashmë kanë kaluar tri javë nga testimi pozitiv po, ai ende po vazhdon të trajtohet në QKUK
“Tani gjendja shëndetësore e Lladrovcit është stabile”, ka thënë drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arsim Haxhiu.
“Gjendja e kryetarit Lladrovci është stabile, me parametra klinikë stabilë, pret përsëritjen e rezultatit, si dhe eventualisht ritestimin”, ka thënë Haxhiu për gazetën Metro.
KQZ sot mban mbledhje
Vendet e NATO-s rrisin shpenzimet për mbrojtje
Komuna e Gjilanit njofton se të gjitha rrugët janë të kalues...
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës