Google ADS

Ramiz Lladrovci deklaron nëntë prona e tri vetura (DOKUMENT)

09:58 | 15 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar një sërë pasurishë të paluajtshme e të luajshtme në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Lladrovci ka deklaruar 1 shtëpi, 2 banesa, 5 toka dhe një lokal prej të cilave disa i ka të paraqitura si pronë të përbashkët ndërkohë që për asnjërën prej këtyre pasurive nuk ka dhënë vlerën në euro, shkruan arbresh.info.

I pari i Drenasit ka deklaruar vetëm vlerën e tri veturave, Mercedes S-320, Audi AG 2.0 dhe Golf e cila kap shifrën e 65 mijë eurovë në total.

Lladrovci ka deklaruar 3224 euro para të gatshme në bankë.

Paga e tij vjetore është 41 mijë e 709 euro ndërkaq e bashkëshortes së tij është 20 mijë e 786 euro.

Tre fëmijët e tij marrin pagë vjetore në total prej 36 mijë e 152 euro.

Formularin e plotë të pasurisë së tij mund ta gjeni KËTU/Arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme