Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë kanë arrestuar sot drejtorin e Infrastrukturës në Komunën e Drenasit me inicialet I.H, nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndërsa kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tregoi se arrestimin e drejtorit e ka iniciuar vet Lladrovci.
Lladrovci tha se pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e kurrkujt, rastin e ka iniciuar vet dhe nuk është i vetmi.
“Ky inicim i rastit që kam adresuar është në mesin e shumë rasteve të tjera, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e kurrkujt”, shkruan Lladrovci.
Ai tha gjithashtu se kjo ndodhi për shkak zbatimi i ligjit është prioritet i Lladrovcit.
“Që nga marrja e mandatit të Kryetarit të Komunës së Drenasit, jam zotuar se zbatimi i ligjit do të jetë prioritet imi”, ka thënë Lladrovci.
Kryetari i Drenasit premtoi se rasti i Idriz Hysenajt do të shkojë konform legjislacionit në fuqi, pa gjykuar fajësinë apo pafajësinë e tij.
“Edhe për rastin e z. Idriz Hysenaj, pas pranimit të informacionit zyrtar për dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do te marr vendim konform legjislacionit në fuqi, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e tij”
Idriz Hysenaj dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij në Komunë, në favor të kompanisë së tij.
Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për media.
Ky është postimi i plotë i Lladrovcit:
https://www.facebook.com/rlladrovci/posts/10218327934503758
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...