Ramiz Kelmendi i kërkon debat televiziv Shpend Ahmetit

20:22 | 6 Qershor 2017
M. A.

Kërkesës së kryetarit të Prishtinës dhe kandidatit të Vetëvendosjes për deputet, Shpend Ahmetit, për një debat televiziv me Avdullah Hotin i është përgjigjur zëvendëskryeministri në detyrë dhe kandidati i LDK-së për deputet, Ramiz Kelmendi.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, i është përgjigjur Ahmetit duke i thënë se është i gatshëm për një debat mes tyre.

Postimi i plotë i Kelmendit:

“Miq të nderuar Kryetari në shkuarje i Prishtinës Shpend Ahmeti po kërkon debat me kryeministrin e ardhshëm z. Avdullah Hoti.

Jam shumë i gatshëm që një kërkesë të tillë t’ja kthejë Shpendit me kërkesë për debat mes nesh. Ramiz Kelmendi”, ka shkruar Kelmendi në Facebook

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme