Ish- Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi konsideron se veprimet marrëdhëniet me SHBA-të duhet të jenë prioritet i çdo Qeverie dhe opozite.
“Mbështetësit e Pavarësisë së Kosovës po plaken dhe fuqia e tyre politike po zbehet në mbështetje të Kosovës. Nga këtu rezulton fakti se Kosova ka nevojë të ripërtërijë miqtë për të qenë në vazhdimësi të politikave që vijnë në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas tij, taksa 10% e vendosur ndajë produkteve amerikane urgjent duhet të hiqet nga Qeveria e re.
Shkrimi i tij i plotë:
Veprimet që duhet ndërmarrë për të fuqizuar marrëdhënjet më SHBA-të
Marrëdhënjet me SHBA-të duhet të jenë prioritet i çdo Qeverie dhe Opozite. Mbështetësit e Pavarësisë së Kosovës po plaken dhe fuqia e tyre politike po zbehet në mbështetje të Kosovës. Nga këtu rezulton fakti se Kosova ka nevojë të ripërtërijë miqtë për të qenë në vazhdimësi të politikave që vijnë në Shtëpinë e Bardhë.
Është e njohur se marrëdhënjet mes shteteve avansohen për aq sa avansohen edhe shkëmbimet ekonomike mes tyre. SHBA-të kanë vendosur Kosovën mes shteteve me Tatime Doganore te Priveligjuara ( 0 ) ZERO dhe Kosova vetëm ka filluar të vjelë këto lehtësira Fiskale Doganore duke eksportuar në vazhdimësi me trendin rritës dhe këtë duhet edhe më shumë shfrytëzuar të gjithë akterët Ekonomik.
Kosova ka të vendosura masat Doganore më të lartat me SHBA-të, 10% (Dogana 10% maksimalja). Kjo masë doganore po sanksionon të gjithë ata që janë të interesuar për të sjellë produkte të prodhuara në SHBA e që mundë të bëjnë zëvendësimin e Importeve nga shtetet jomiqësore të rajionit.
Ka shumë produkte me interes për qytetarët por, edhe pse mundë të bëhet zëvendësimi i produkteve të rajonit buxheti i Kosovës nuk do pësoj rënje. Pse atëherë të qëndrojë dogana 10%? Vlen të theksohet se të gjitha shtetet e rajonit kanë taksën doganore ( 0 ) ZERO. Dua të paraqes së çfarë ndikimi ka taksa doganore për Artikullin identik nga SHBA-të dhe Shtetet e Cevtas! Shembull; Nëse artikulli kushton 1 euro nga SHBA-të në Kosovë, del në treg me 1.75 euro, ndërsa artikulli i njejtë 1 euro nga Cevta në tregun e Kosovës del me 1.59 euro, një vlerë diference kjo që për konsumatorin bëhet barrë financiare. Të shtojmë këtu dhe një shembull krahasimor, që për artikullin e njejtë dogana është ZERO ( 0 ) nga shtetet e Cevtes dhe Rajonit.
Duke i parë këto analiza tregtare, duke ditur se Ekonomia është Ambasadori më efektiv politik dhe duke pasur psrasysh mbështetjen që ka dhënë dhe po e jap SHBA në vazhdimësi, kjo taksë doganore 10% e vendosur ndaje produkteve Amerikane duhet që urgjent të hiqet, që në ditën e parë të themelimit të Qeverisë së re.
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...