Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi dhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së kanë folur rreth miratimit të demarkacionit dhe lidhjes së kësaj çështje me viza.
Ramiz Kelmendi ka thënë se demarkacioni është shumë me rëndësi dhe sipas tij komisioni për matjen e territorit është duke e kryer punën e vet.
“Duhet të dihet një gjë se demarkacioni duhet të kryhet pasi që është kusht për viza. Kosova ka 10906 km katror. Jemi në shekullin e 21 dhe nuk matet si në kohët e vjetra”, ka thënë Kelmendi për transmetuesin publik.
Kurse Pal Lekaj është shprehur i bindur se Kosova humb territor me miratimin e këtij ligji, duke theksuar se opozita është duke u bazuar në fakte historike dhe gjeografike.
“Marrëveshja duhet të ndryshojë. Edhe vendet e rajonit kanë pasur problem me demarkacionin por nuk e kanë pasur kusht për viza”, u shpreh Lekaj pë RTK.
Kontradikta gjatë debatit pati edhe për çështjen e asociacionit. Përderisa zëvendëskryeministri Kelmendi shprehej i bindur se bashkësia e komunave serbe duhet të formohet, deputeti i AAK-së këmbëngulte që ajo marrëveshje është e kryer.
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...