Fuad Ramiqi ka treguar për përvojën e tij me kriminelin e luftës Ratko Mlladiq, gjatë kohës sa ai ishte luftëtar në Bosnje dhe Hercegovinë.
“I kam dy momente interesante kur kam dëgjuar për Mlladiqin.
E para është që kur ne shkonim në Kalinovik, duke bërë stërvitje ushtarake.
Atëherë na frikësonin që në atë vend është një masë e përqendruar e ideologjisë çetnike dhe çetnikët janë aty dhe qysh në atë kohë thonin që duhet të kemi kujdes që të mos dalim në vendbanimet e tyre, sepse mund të jemi të rrezikuar nga njerëzit që veç ishin të apostrofuar si çetnik”.
Ramiqi tutje në Info Magazine në Klan Kosova, ka rrëfyer edhe që Mlladiqi nuk i është përmbajtur asnjë konvente që ka qenë i obliguar.“Edhe fillimi i shërbimit tim në Bosnje, edhe fundi ka qenë i lidhur me Mladiqin të cilin e njohim pasi ishte i emëruar atëherë si Komandant i Forcave të Republika Srpska, meqë e njohim si ushtarak i karrierës i cili ka shërbyer.
Sigurisht që fatkeqësia më e madhe është që edhe një ushtarak i karrierës i ka tejkaluar jo vetëm në aspektet tjera njerëzore, por edhe profesionale dhe morale”.
“Nuk i është përmbajtur asnjë konvente që ka qenë i obliguar dhe i ka pasë të njohura dhe ka bërë një gjenocid të paparë ose një masakër.
Ai ka qenë i dislokuar dhe i ka vizituar vazhdimisht vatrat e luftimeve dhe ka qenë i zhvendosur edhe në zonën tonë në korpusin e pestë, ku unë kam shërbyer”, tha tutje ai.
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...