“Ne jemi duke folur dhe duke negociuar de facto me Perëndimin për Kosovën, jo me shqiptarët”, kishte deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për të cilën deklaratë ka reaguar kryeministri shqiptar Edi Rama.
Ai i ka cilësuar si provokim deklaratat dhe tha se Vuçiçi duhet ta harrojë një gjë të tillë, njofton Klan Kosova.
“Edhe po të dojë të shkojë edhe në hënë, por në fund do të vijë dhe të ulet me shqiptarët. Përballë deklaratave të tilla, provokuese, ka dy rrugë që janë barrikadimi dhe tjetra përballja sy më sy me mjetet e paqes”, tha Rama dje në Tiranë në vizitën zyrtare të kryeministrit Avdullah Hoti.
Por, edhe kundër kësaj deklarate ka dalë një shoqatë serbe që për më tepër i është drejtuar me një letër kryeministrit shqiptar, sipas mediave serbe.
Tanjug raporton se një shoqatë e familjeve të të rrëmbyerve dhe të vrarëve serbë në Kosovë i kanë shkruar një letër të hapur Edi Ramës duke i thënë se dëshirojnë marrëveshje me shqiptarët, por jo me “kriminelët e luftës së UÇK-së”.
Në letër thuhet se kjo shoqatë “i kujton kryeministrit të Shqipërisë se ekzistojnë varre masive të serbëve nga “Shtëpia e Verdhë” në territorin e tij dhe në të njëjtën kohë, askush nuk është përgjegjës për viktimat në Kosovë”.
Shoqata thekson se “Rama nuk mund të kuptojë kurrë familjet e viktimave serbe dhe të Kosovës që ishin të vetmit që nuk morën drejtësi nga gjykata e Hagës, ndërsa, kriminelët e luftës Thaçi, Haradinaj, Veseli, Limaj, në vend që të burgosën për krime kundër viktimave të Kosmetit, janë promovues të UÇK-së”.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...