Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës kanë organizuar sot një paradë për fëmijët për nderë të Ditës së Çlirimit të Prishtinës.
I pari i kryeqytetit, Përparim Rama edhe pse në shi, nuk mungoi në parakalimin e fëmijëve me ushtarët e FSK-së në sheshet e Prishtinës, përcjell Arbresh.info.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama tha se është frymëzuese për të kur sheh entuziazmin dhe gëzimin e fëmijëve teksa shtoi se ata janë shpresa jonë e së ardhmes.
Postimi i plotë i Ramës:
Sot, patëm nderin të organizojmë një paradë të veçantë për fëmijët, në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), dhe dua të ndaj me ju emocionin dhe krenarinë time për këtë ngjarje të mrekullueshme.
Është gjithmonë frymëzuese të shoh entuziazmin dhe gëzimin e fëmijëve, sepse ata janë shpresa jonë e së ardhmes, dhe dua të theksoj se as shiu nuk na ndaloi të bëhemi një komunitet i bashkuar dhe të krijojmë kujtime të paharrueshme.
Unë dhe Ministri i Mbrojtjes, zoti Armend Mehaj, i pritëm me kënaqësi fëmijët në sheshin “Skënderbeu”, dhe bashkë e përfunduam paradën me energji dhe entuziazëm.
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani