Ish-ministri i Arsimit Ramë Buja doli sot para gjykatës në seancën ku akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me një tender të MASHT-it për mbikëqyrjen profesionale të objekteve të ndërtuara nga kjo ministri që iu dha në vitin 2009 kompanisë “Alb-Architect”.
Buja akuzohet se si ministër i Arsimit bashkë me Xhavit Dakajn në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm në këtë ministri, akuzohen se me qëllim të përfitimit për vete apo për të tjerët më 11 maj 2012 arritën marrëveshje me kompaninë “Alb-Architect” për vazhdimin e projekteve dhe mbikëqyrjen profesionale të projekteve të iniciuara sipas kontratave bazë të datës 15 maj 2009 dhe aneks kontratës të datës 16 maj 2011.
Sipas aktakuzës, kjo është bërë pa një procedurë të re dhe me nënshkrimin e tyre kanë shkelur detyrimet që i kanë pasur në bazë të Ligjit të Prokurimit Publik.
Në këtë proces akuzohen edhe Xhemajl Buzuku në cilësinë e drejtorit të prokurimit në MAShT dhe Afrim Demiri, drejtor i kompanisë “Alb-Architect”.
Aktakuza e ngarkon Xhemajl Buzuku se me qëllim të përfitimit për vete, apo për të tjerët më 15 maj 2009 ka lidhur kontratë 24 muajshe me mundësi vazhdimi edhe për 12 muaj me kompaninë “Alb-Architect”.
Ndërsa Afrim Demiri, sipas aktakuzës, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme nga fondet publike ka përpiluar kontrata të rreme për 30 persona, gjoja se këta ekspertë, inxhinierë të diplomuar kanë lidhur kontratë pune me kompaninë e të pandehurit.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...