Ramdani tregon nëse do të testohen për Covid 19 të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës

14:40 | 29 Qershor 2020
Arbresh.info

Një deputet i Kuvendit të Kosovës dhe sekretari i këtij institucioni kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

E, Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë është pyetur nëse do të testohen edhe deputetë e tjerë të kuvendit, shkruan arbresh.info.

Ramadani ka thënë se do të gjurmohen rastet e kontaktit dhe ata që kanë shenja do të testohen në fillim, ndërsa të tjerët në bazë të nevojës.

“Testimet në bazë të situatës janë të garantuar për ç qytetarë që ka indikacione përfshirë edhe institucionet e Kosovës. Do të gjurmohen të gjitha rastet e kontaktit dhe ata që kanë shenja do të testohen në fillim ndërsa të tjerët do të testohen në bazë të nevojës”, ka thënë Ramadani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme