Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me shefen e re të zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.
Gjatë takimit diskutuan rreth fushës së digjitalizimit në arsim duke i dhënë rëndësi ngritjes së kapaciteteve të mësimdhënësve si pjesë e reformave arsimore, shkruan Arbresh.info.
Rama në Facebook tha se: “Po ashtu, u dakorduam të punojmë së bashku me UNICEF-in për përmirësimin e shëndetit mendor te fëmijët dhe të rinjtë. Falënderoj UNICEF-in për vlerësimin e angazhimit të Kristales dhe mbështetjen e vazhdueshme në këto nisma”.
Tutje ai shtoi se: “Ne po punojmë për një qytet më gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë fëmijët, veçanërisht për ata me aftësi të kufizuara”/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...