Burim Ramadani drejtor ekzekutiv nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë ka thënë se nga ajo që u fol deri tani mund të thuhet se dali dy dimension.
“E para, Kosova ka shumë më shumë për të dhënë dhe për të bërë për komunitetin dhe e dyta Kosova ka shumë më shumë për të dhënë dhe për të bërë për sigurinë”, ka thënë Ramadani, shkruan arbresh.info.
Sipas tij momentumi i ri i krijuar për transformimin e FSK është në zhvillim e tutje ndërsa vendimi duhet të jetë maksimalisht gjithpërfshirës.
“Transformimi i FSK nuk është dhe nuk duhet të jetë qasje e ndërtimit të një force të armatosur si reagim ndaj Serbisë e aq më pak ndaj komunitetit serb në Kosovë dhe nuk duhet të kuptohet kështu”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se është i domosdoshëm transformimi i FSK në ushtri./arbresh.info/
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...