Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka treguar se pse duhet të mbahen zgjedhjet, shkruan Arbresh.info.
“Nuk po mundem të kuptoj asnjë që thotë se zgjedhjet e parakohshme destabilizojnë vendin. Asnjë argument dhe asnjë indikacion i sigurisë nuk çon në konkludime të tilla” ka thënë Ramadani
Më poshtë mundë ta lexoni nstatusin e plotë të tij:
Zgjedhjet stabilizojnë dhe shtensionojnë gjendjen, nuk destabilizojnë asgjë.
Nuk po mundem të kuptoj asnjë që thotë se zgjedhjet e parakoshme destabilizojnë vendin. Asnjë argument dhe asnjë indikacion i sigurisë nuk çon në konkludime të tilla.
Dhe, konkludimet e tilla të mëdha pa u bazuar në argumente dhe indikacione janë veç opinione dhimbjeje.
Përkundrazi, besoj se ekzistojnë argumente të mjaftueshme që japin konkludim se zgjedhjet e parakohshme ndikojnë në stabilizimin dhe shtensionimi politik të Kosovës.
Gjatë këtyre dy viteve të fundit, revolta qytetare është dëshmuar në dy dimensione:
1) rreth 100 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova;
2) gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur protestat politike më të mëdha që nga çlirimi i Kosovës.
Qartësisht, pakënaqësia qytetare është e pashembulltë.
Prandaj, fokusimi i energjive drejt zgjedhjeve të parakohshme shtensionon gjendjen politike./Arbresh.info/
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...