Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se rruga e Kosovës për në NATO është e pakthyeshme.
Ramadani në një shkrim të bërë në Facebook, ka thënë së është i bindur se Kosova do të jetë anëtarja e 31-të e Paktit Veri-Atlantik.
Ai ka theksuar se është i kënaqur me procesin e konsolidimit të fushës së mbrojtjes dhe thellimin e partneritet strategjik.
Gjithashtu, ai ka potencuar se Kosova është e orientuar kah vlerat perëndimore, standardet dhe ndërveprueshmëria me SHBA-në dhe NATO-n.
Në fund të shkrimit ai ka thënë se janë të përcaktuar drejt kontributit për siguri rajonale dhe globale, të përkushtuar në pasqyrimin e tregimit të suksesshëm të Kosovës kudo nëpër botë.
https://www.facebook.com/burimramadani.ks/posts/10158000517004617
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...