Ramadani thotë se Kosova është e përgatitur për valën e dytë të koronavirusit

13:02 | 1 Shtator 2020
Arbresh.info

Kosova është e përgatitur për valën e dytë të koronavirusit.

Kështu tha drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani pas vizitës në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, shkruan portali arbresh.info.

“Si shtet jemi të përgatitur edhe për valën e dytë apo të tretë të Covid-19. Jemi të përgatitur në të gjitha aspektet menaxheriale, organizative, vendimmarrëse, politike, zbatuese, ekzekutive e legjislative që t’i dalim përballë valës së re eventuale që pritet të jetë në të gjithë botën prej tetorit e tutje”, deklaroi Ramadani.

Kreu i IKSHPK-së ishte i shoqëruar nga ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj.

Kosova deri tani ka 13.454 raste pozitive me Covid-19, 525 të vdekur dhe 9,595 të shëruar.

Kurse numri i rasteve aktive është 3.334./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme