Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Burim Ramadani ka thënë se pret që pjesëtarët serbë të FSK-së të cilët kanë kërkuar lirim nga detyra do t’u kthehen shpejt detyrave të tyre brenda kësaj force.
Ai ka deklaruar se është presioni i Beogradit zyrtar forca shtytëse e këtyre largimeve, por ka nënvizuar se nëse ata nuk kthehen do të zëvendësohen me të tjerë – marrë parasysh faktin se ka interesim nga komuniteti serb për të qenë pjesë e FSK-së.
“(Pjesëtarët serbë) nuk konsiderohen si të larguar nga FSK-ja, sepse ka një procedurë tjetër shqyrtimi. Besoj që shumica prej tyre as nuk do të vazhdojnë ta kenë këtë kërkesë. Ajo që ka ndodhur dje është se ka pasur kërkesë nga tetë pjesëtarë për largim nga detyra. Pastaj jemi takuar me ta për t’i kuptuar arsyet e tyre, jo për t’i bindur ndryshe”, ka thënë Ramadani në Klan Kosova.
“Thelbi i gjithë kësaj që po ndodhë është presioni nga Serbia, qoftë ndaj tyre, qoftë ndaj familjarëve të tyre, në forma direkte apo indirekte. Është një varg presionesh ndaj tyre dhe dikush mund të jetë më i ndjeshëm. Por mund të them me përgjegjësi të plotë se kjo nuk e bën FSK-në jo-multietnike. Ajo është më multietnike se struktura e popullatës”.
“Unë jam i bindur që kjo nuk do të ndikojë negativisht në të ardhmen e FSK-së, sepse në fund të fundit gjithçka është vullnetare. Institucionet e vendit po bëjnë gjithçka munden për t’ua bërë të mundshme të ecin përpara në karrierë. Ka interesim nga komuniteti serb për t’u bërë pjesë e FSK-së. Nëse ata nuk kthehen do të zëvendësohen me pjesëtarë tjerë të komunitetit serb”.
“Ky është moment kur duhet ngritur zëri në formë të përbashkët që të ndalet përgjithmonë ky dëmtim që po u bëhet serbëve të Kosovës”.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...