Ja shkrimi i plotë i Ramadanit në Facebook:
“Thaçi mirë që tentoi, por gaboi në hapin e dytë
Tërheqja e Projekt-Ligjit për FSK-në është bërë si përpjekje për të shtjerrë mundësitë për të bindur deputetët serbë kosovarë që të votojnë ndryshimet kushtetuese për FSK-në.
Në këtë konstatim, jemi në rregull besoj!
E mirë ishte iniciativa për ndryshime ligjore, si hap i parë. Por, i mungoi hapi i dytë.
Kjo iniciativë ishte ndërtuese e një momentumi të ri, por që kërkonte përpjekje intensive e gjithëpërfshirëse. Nuk ishte punë e kryer dhe nuk duhej të jepej në publik si diçka e kryer.
Këto konstatime i kemi bërë edhe në SPRC, përmes Memos për institucionet, partnerët dhe shoqërinë civile, më 15 mars 2017.
Pikërisht, i patëm rekomanduar si të bëhej hapi i dytë.
Pra, mirë që u tentua. Mirë që Presidenti Thaçi tentoi, por keq që kjo nuk u përcoll me një Plan Veprimi konkret dhe gjithëpërfshirës, si hap i dytë.
Dhe, pikërisht hapi i dytë mungoi. Mungesa e këtij Plani të Veprimit e dështoi edhe hapin e parë.
Pas kësaj, duhet rinisur përpjekjet përmes një Strategjie të qartë dhe efekt-prurëse. Pra, të rinis hapi i dytë, tash kur hapi i parë është anuluar.
Përpjekje intensive për të arritur ndryshimin e misionit të FSK-së nuk kemi parë.
Nuk është arritur një qasje nacionale për këto përpjekje.
Nuk është ndërtuar një Plan Veprimi gjithëpërfshirës për Ushtrinë”, shkruan ai.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist