Analisti i sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se për t’i treguar vendin Serbisë, Kosova duhet të zhvillojë qeverisjen e mirë.
Sipas tij, shteti fqinj nuk mund të sillet ndaj Kosovës si të ishte tokë pa Zot.
Lexo postimin e plotë në Facebook:
Serbia mori mesazhin!
Nuk mund të sillet ndaj Kosovës si të ishte tokë pa Zot.
U mundua ashtu për vite të tëra. Humbi.
E riktheu në mënyrën më të vrazhdtë idenë për çrregullimin e Kosovës.
E mori përgjigjen: Shqiptarët dinë të bashkohen kur Kosova është e rrezikuar.
Por, kjo nuk është puna e vetme që duhet bërë.
Për t’i treguar vendin Serbisë, Kosova duhet të zhvillojë qeverisjen e mirë, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, sigurinë.
Duhet të themelojë Ushtrinë. Duhet të fillojë hapat për anëtarësim në NATO.
Duhet të vendos shtet ligjor, duhet të bëhet adresë rajonale për investitorët amerikanë e evropianë.
Përgjegjësia është e madhe. Në javët, muajt dhe vitet në vijim.
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...