Zëvendësministri në largim i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka reaguar me rastin e ndalimit nga ana e Serbisë të dy pjesëtarëve serb të FSK-së.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Serbia vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, në një logjikë krejtësisht jonormale, jonjerëzore dhe jokonstruktive.
“Duke i ndalur me orë të tëra dhe liruar më pas, ky presion është krejtësisht pa kuptim. Nuk ka asnjë qëllim që mund të arrihet përmes këtyre veprimeve. E vetmja gjë që dëshmohet është që asgjë nuk ka ndryshuar, është i njëjti mentalitet”
“Serbia po dëmton serbët e Kosovës. Sepse, Kosovën nuk mund ta ndalë si të tillë, por vetëm maltreton serbët e këtushëm. Partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të heshtin”, ka shkruar Ramadani./epokaere/
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...