Ish-Kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, ka thënë se veprimet serbe nuk po ndëshkohen sa duhet.
Në një paraqitje për emisionin Kiks Kosova, i pyetur se a u planifikuan këto veprime terroriste në veri të Kosovës nga qendra e spiunazhit ruso-serb në Nish të Serbisë, ai thotë që nuk mund të japë një përgjigje definitive, por tha se në vazhdimësi duhet të luftohet propaganda ruse, nga e cila atakohet Kosova.
Kjo qendër, sipas Ramadanit, po financon grupe për ta sfiduar NATO-n dhe Kosovën në të njëjtën kohë, ndërsa ky rast duhet të definohet saktë se a ishin ato formacione paraushtarake.
Sipas njohësit të fushës së sigurisë, me rastin e 24 shtatorit, ka shkelje brutale të Marrëveshjes së Kumanovës të vitit 1999. Serbia, sipas tij, duhet të japë përgjigje se si arritën armët e saj të bien në duar të terroristëve. “Edhe ShBA-ja, e cila e furnizon me armë Serbinë, duhet të kërkojë llogari se ku po shkojnë armët e tyre”, tha Ramadani.
Eksperti i sigurisë thotë se ky rast e ka ndryshuar lojën e Serbisë në raport se nuk mund të rrijë mes dy karrigeve, mes Rusisë dhe BE-së.
Ndër tjerash, ai shton se duhet bërë mbyllja e qendrës ruse të spiunazhit, e cila ka shkaktuar probleme në rajon.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...