Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, kanë thënë se në analizat e ujit në dy fshatra të Deçanit, Granaqelë dhe Gllogjan, janë shfaqur disa koloni të dyshimta.
Ai ka thënë se për rezultatet e sakta duhet pritur edhe 24 orë, ndonëse sipas tij të gjitha mostrat kanë rezultuar në kufijtë e lejueshëm.
“Mostrat kanë rezultuar në kufijtë e së lejueshmes në bazë të standardeve të Bashkimit Evropian. Në dy mostrat që janë marrë në Gramaçel dhe Gllogjan shfaqen disa baktere të dyshimta. Mund të jetë edhe infeksion viral, por deri ne nuk mund ta gjejmë nuk mund të konstatojmë për ndonjë diagnozë. Për të parë rezultatet përfundimtare, analizat duhet parë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme”, tha Ramadnai në konferencën për medie së bashku me zëvendësministren e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, raporton arbresh.info.
Zëvendësministrja Bunjaku nga ana tjetër tha se bashkë me IKSHPK-në me të marr vesh për rastin kanë marrë të gjitha masat.
Ajo siguroi qytetarët se do tu qëndrojnë pranë lidhur më këtë rast.
Qindra qytetarë të Deçanti kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF qytetit të cilët kanë shfaqur simtoma të helmimit nga uji.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka kërkuar hetim për këtë rast, ndërsa kompania “Hidro Drini” u ka bërë thirrje qytetarëve të mos konsumojnë ujin deri në një njoftim të radhës./arbresh.info/
Ramosaj supozon që helmim i ujit në Deçan ishte i qëllimshëm
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...