Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ka bërë të ditur se ka pasur kërkesa të mëdha për testime.
Naser Ramadani tha se kishte persona që as pa simptoma klinike të COVID-19 ishin paraqitur në Klinikën Infektime për testim për shkak të panikut, raporton portali arbresh.info.
“Kemi pasur kërkesa të njerëzve për tu testuar edhe pse një pjesë prej tyre kanë qenë të shqetësuar dhe nuk kanë pasur shenja klinike të sëmundjes, ne për hir të situatës së djeshme i kemi testuar të gjithë ata persona të cilët kanë shprehur dëshirën”, deklaroi ai.
“Mos të vijnë të paraqiten në Klinikën Infektive nëse nuk ka shenja të dyshimta në koronavirus, siç janë temperaturë, kollë e thatë, vështirësi në frymëmarrje”, tha Ramadani./arbresh.info/
Vritet në mes qyteti politikani kamboxhias në Bangkok
Alby me të dashurin puthen në ashensor
Konfirmohet shkaku i vdekjes së Liam Payne
Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se numri i të vdekurv...
Guardiola në sulm për yllin e Eintracht Frankfurtit
Posta e Kosovës lanson pullat `Vendbanimet – Janjeva`