Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vendimin për ngritjen e lapidarit për ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë, pas hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë më 12 qershor 1999.
Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani tha se me lapidarin për ushtarët e NATO-s, do të nderohen 158 ushtarët e NATO-së që kanë humbur jetën në Kosovë.
“12 qershori na bënë të kujtojmë aleatët tanë. Në Kosovë nuk kanë humbur jetën ushtarët e NATO-së në operacionet ushtarake, por kanë humbur jetën në aksidente apo mënyra tjera”, tha Ramadani për RTK-në.
Sipas tij Lapidari shpreh mirënjohjen për ushtarët e rënë, për familjet e tyre dhe shtetet e tyre në shërbim të paqes dhe sigurisë.
Po ashtu, ai tha se është edhe dëshmi e shprehjes së mirënjohjes për ushtarët e aleancës së NATO-s dhe KFOR-it, me çka tregojmë jo vetëm nderimin dhe mirënjohjen, por edhe synimin tonë si shtet që edhe Kosova të jetë anëtare e NATO-s.
“Për nderimin e tij ka pasur koordinim edhe me NATO-n”, tha ai.
Ky lapidar i ngritur në sheshin “Nëna Terezë” të Prishtinës do të përurohet sot. Të pranishëm do të jenë drejtuesit shtetërorë dhe politikë të vendit, përfaqësues nga NATO-ja, ish-komandantë të KFOR-it, familjarë të të rënëve, përfaqësues të shteteve të tyre dhe të ftuar të tjerë.
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...