Google ADS

Ramadani: Do të hapen shkollat e universitetet nëse i përmbahemi masave

22:45 | 7 Qershor 2020
Arbresh Info

Në një konferencë të mbajtur në orët e mbrëmjes nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me pandeminë COVID-19 ka folur edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Ai ka thënë se ata kanë në kontroll të gjitha rastet dhe vatrat, por që qytetarët duhet të vazhdojë t’i përmbahen masave të rekomanduara, pasi që mund të kthehemi prapra.

“Kisha dasht një apel qytetarëve me rastin e përmbylljes së javës, në të cilën duke i falënderu epidemiologët, e profesionistët, po ashtu edhe vet qytetarëve që iu kanë përmbajt rekomandimeve.

Ne e kemi situatën në kontroll dhe të gjitha rastet e regjistruara, po ashtu edhe kontaktet e vatrat.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm duke pas parasysh se lehtësimi i masave e festive në muajin e kaluar, por edhe fillimi i punës e rihapja e bizneseve ka ndikuar në rritjen e rasteve në disa 6 komuna.

Raste këto që në realitet janë vatra të lidhura njëra me tjetrën dhe kanë të bëjnë me moszbatimin e rekomandimeve të MSH-së.

Duke e pas parasysh metodën që kemi përdor, e kemi parandaluar dhe e kemi tejkaluar me sukses gjendjen.

Besoj edhe këtë javë do ta tejkalojmë me pasoja minimale që mund të krahasohet nesër në raport me vendet e tjera, ndër më të suksesshmet në botë, prandaj duhet ta ruajmë këtë normalitet duke mos e keqkuptu situatën.

Pasi e them me përgjegjësi morale se virusi është akoma këtu.

Për të kuptuar drejt lehtësimin e masave e kemi bërë një hap përpara dhe kemi hap kufijtë, do t’i hapim shkollat dhe universitetet, dhe me këtë kemi dëshmuar se mund ta mbajmë në kontroll, por duke plotësu një faktor, qytetarët që duhet t’i përmbahen në mënyrë strikte rekomandimeve.

Përndryshe nëse s’i përbehemi këtyre rekomandimeve, mund të rikthehemi mbrapa.

Të na detyrojë që të rekomandoj MSH-në e qeverinë për masa edhe më të rrepta.

Ne të gjithë bartim maska, duhet maska patjetër të bartët  i lusim qytetarët të na ndihmojë në këtë drejtim”, tha ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme