Është hera e parë që pas tri mandateve në Prizren qeverisë një parti tjetër dhe jo PDK. Në zgjedhjet e kaluara fituese në këtë qytet doli Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Mytaher Haskuka.
Ndonëse kanë kaluar më shumë së një vit që nga marrja e pushtetit kryetari Haskuka, ka treguar për Arbresh.info, se janë duke u ballafaquar me padi të shumta të cilat i kanë trashëguar nga kryetari paraprak Ramadan Muja.
Në një intervistë për “Arbresh.info”, ai ka thënë se nuk po mund të fillojnë me punimin e projekteve të cilat i kanë premtuar, pasi që aktualisht po ballafaqohen në gjykata me 3700 padi të cilat janë bërë kundër Komunës së Prizrenit.
“Qeverisja jonë është mes tre mandateve të qeverisjes së PDK-së, ne jemi përgatit për probleme që do t’i trashëgojmë, por jo edhe problemet me kontratat problematike që jemi duke u ballafaquar me gjykatat. Janë rreth 3700 padi kundër komunës dhe këto janë për shkak të injorimit të komunës”, është shprehur Haskuka./Arbresh.info/
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve