Rama: Zonës së vjetër të Prishtinës po i kthehet identiteti

18:39 | 4 Nëntor 2023
E.K

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se zonës së vjetër të Prishtinës po i kthehet identiteti.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se Komuna e Prishtinës është gati për të  rivitalizuar  rrugën “Mehmet Kaçurri” e cila sipas tij, po merr pamje fantastike.

“Zonës së vjetër të Prishtinës po i kthehet identiteti. Jemi gati me rivitalizimin e rrugës “Mehmet Kaçurri” e cila po merr pamje fantastike. Kjo rrugë përmban 18 ndërtesa, tre prej të cilave janë monumente arkitekturore, pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.Rruga “Model” do të shërbej si shembull për rigjenerimin e blloqeve tjera brenda Qendrës Historike të Prishtinës[‘, shkroi Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme