Google ADS

Rama viziton Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, premton investime

13:06 | 9 Janar 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Rama me anë të një postimi në Facebook, bëri të ditur se kanë parë nga afër investimet që janë duke u bërë për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe shërbimet e ofruara.

Ai tha se edhe këtë vit do të vazhdojmë me investime, të cilat sipas tij përfshijnë modernizimin e hapësirave, përmirësimin e sistemit të informacionit për udhëtarët dhe zbatimin e teknologjive të reja.

“Vizituam Ndërmarrjen Publike të Kryeqytetit, Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ku patëm mundësinë të shohim nga afër përpjekjet dhe investimet që janë duke u bërë për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe shërbimet e ofruara. Edhe këtë vit vazhdojmë me super investime, të cilat përfshijnë modernizimin e hapësirave, përmirësimin e sistemit të informacionit për udhëtarët dhe zbatimin e teknologjive të reja për një qëndrim më të rehatshëm dhe të sigurt për të gjithë vizitorët”, shkruan Rama.

Sa i përket projektit të madh për krijimin e Terminalit të Ri, i pari i Prishtinës tha se do të prezantohet në konferencën e investitorëve, e cila do të mbahet në fillim të këtij viti.

Krejt në fund, Rama shkruan se janë duke punuar me shumë përkushtim që të rrisin standardet e transportit publik dhe kontribuojnë në një qytet më të qëndrueshëm dhe të aksesueshëm.

“Po punojmë me shumë përkushtim që të rrisim standardet e transportit publik dhe kontribuojnë në një qytet më të qëndrueshëm dhe të aksesueshëm”, përfundon Rama.

Të ngjashme